Deklarata e Selmanajt, Bogujevci: Kërkimfalja nga Hoti duhej të bëhej qysh në fillim

26 nëntor 2020 | 14:26

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se nuk e pranon kërkimfaljen e kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me deklaratat e zëvendësit të tij, Driton Selmanaj për të pagjeturit.

Bogujevci ka thënë se përderisa Hoti ka vlerësuar se deklaratat e Selmanajt janë shtrembëruar, nuk ka për çfarë të kërkojë falje.

“Në momentin kur thua që fjalët e tij janë shtrembëruar, ti nuk po beson në fakt që e ka bërë atë gabim. Nuk e kuptoj për çka po kërkon falje. Unë e kam përmend tash e sa herë, nuk e kam problemin tek unë si Sarandë, pasi kërkimfalja është dashtë me ardhur qysh prej fillimi, qysh prej momentit kur është thënë se kjo temë është konsumuar dhe ezauruar. Qysh prej momentit kur kemi pasur vështirësi të kemi, qoftë zëvendëskryeministrin, qoftë kryeministrin në komision. Pas presioneve të shumta kanë mbërri me ardhur. Kjo duhet të jetë kërkim falja për familjarët, për pjesën që i kanë prek me fjalët dhe me trajtimin e kësaj çështjeje. Nuk ka pse më kërkon falje mua, duhet t’i kërkojë falje atyre që janë lënduar gjatë këtyre ditëve. Kjo për mua është me rëndësi”, ka thënë ajo.

Nëse Selmenaj nesër do të paraqitet në sallën e seancave plenare, deputetja Bogujevci nuk ka treguar se çfarë cilat veprime do t’i ndërmarrë grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ditë më parë kanë thënë se nuk e pranojnë të tretin e qeverisë në Kuvend.

“Mendoj që nëse ka një pikë dinjiteti, ai (Selmanaj) nuk e bënë atë (nuk merr pjesë në seancë). Në fakt deri më tani është dashur të jepte dorëheqje prej posti të cilin e mbanë. Prapë po e them jo pse ka të bëjë diçka me mua, apo subjektin tim, por për shkak të familjarëve dhe kërkesave të qytetarëve që i kanë pasur deri tani, shqetësimin e tyre në këtë drejtim. Tjetra është problematike fakti që ne jemi deputetë të Kuvendit dhe qoftë në seanca, apo në komisione, zyrtarë të qeverisë totalisht, ose të shpërfillin, ose përdorin gjuhë jo të mirë. Ne jemi në shtëpinë tonë, mendoj që Kuvendi duhet të respektohet dhe ai që dha deklarata të tilla të ketë së paku dinjitet…ta shohim si do të rrjedh koha gjatë seancës”, ka thënë Bogujevci. /Kosovapress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e…