Deklarata e ShBA-së pas shkarkimit të komandantit të ushtrisë së Ukrainës

09 shkurt 2024 | 08:19

Uashingtoni ka reaguar pas shkarkimit të shefit të ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhnyt dhe emërimit të Oleksandr Syrskyt.

“Presidenti Zelensky është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Ai vendos se kush do të jetë lider i ushtrisë së tij. Kjo është ajo që ka të bëjë me kontrollin civil. Ne e dimë këtë dhe do të punojmë me këdo që ai e ka në krye të ushtrisë së tij”, pohoi ai.

Zyrtari amerikan ka hedhur poshtë lajmet se në këtë shkarkim dhe emërim kishte gisht SHBA-ja, raporton skynews.

“Ne flasim me homologët tanë ukrainas gjatë gjithë kohës, por nuk është e vërtetë se ne kishim gisht në këtë. Ky është vendimi i presidentit Zelenskyt. Nuk kishte asnjë kërkesë nga qeveria ukrainase që na udhëheqim këtë proces”, pohoi Kirby.

Ndryshe, Zaluzhny pritet të mbetet pjesë e sigurisë së shtetit ukrainas, por në një pozicion tjetër, ka pohuar Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli…