Deklarata për bashkim me Shqipërinë, Haradinaj, Vuçiqit: Mos keni frikë, Kosova po e kërkon atë që i takon

19 janar 2021 | 14:16

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se “deklarata e Haradinajt për bashkim me Shqipërinë paraqesin rrezik për botën”.

Haradinaj ka thënë se për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!

“Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.
Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejtën tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.
Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Vuçiqi i reagon Haradinajt: Deklaratat për bashkim të Kosovës me Shqipërinë janë kërcënim për botën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ALEKSEJ SLAPOVSKI Në derën e Vasilevëve trokiti lypësi. - Më…