Lypësi

19 janar 2021 | 14:12

ALEKSEJ SLAPOVSKI

Në derën e Vasilevëve trokiti lypësi.

– Më lejoni të ngihem – tha ai.

Vasilevët nuk e lëshuan të hynte brenda.

Atëherë ai u shtri dhe vdiq para derës – nga i ftohti, uria, sëmundja dhe pleqëria.

“O Zot, si u bëmë kaq të ligë” – menduan Vasilevët sapo e panë kufomën në agun e së nesërmes.

Prej atëherë ata presin një tjetër lypës që ta fusin brenda, të ngrohet, ta ushqejnë dhe t’i japin para.

Por lypësi nuk vjen më.

Ky është rrëfimi për lypsarët.

Kur ta lexoni, atëherë shkoni te Vasilevët, se ata do t’jua hapin derën që të ngroheni, do t’ju japin ushqim e para dhe, çfarë është më e rëndësishmja, ata nuk do të jenë më njerëz të ligë. E këtë askush nuk e dëshiron.

 

(Marrë nga numri 9 i revistës “Akademia”. Përzgjodhi dhe përktheu: Salajdin Salihu)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka realizuar një aksion simbolik në Prishtinë,…