PSD-ja: Ndryshimi është politikë e re, jo mjeshtri e riciklimit

19 janar 2021 | 14:09

Partia Socialdemokrate (PSD) ka realizuar një aksion simbolik në Prishtinë, kundër liderit të Vetëvendosjes, Albi Kurti.

Kjo pati ka theksuar se riciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje dhe konservim i gjendjes aktuale përmes iluzionit të ndryshimit.

“Riciklimi i mbeturinave është ekonomizim e ruajtje e ambientit. Riciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje e konservim i gjendjes aktuale përmes iluzionit të ndryshimit. Kohëve të fundit kemi parë njerëz me aktakuza, mbështetës e anëtarë të partive tjera që teksa kalojnë në LV iu falen e iu harrohen të gjitha veprimet. Mjafton një foto me liderin suprem dhe je i rilindur. Leninistë, erdoganistë, liberalë, konservatorë, pacifistë e radikalë gjejmë në aderimet që po na shitet si ndryshimi i madh. Çorbës ideologjike kapakun ia mban lideri suprem, ky riciklues i madh! Partitë e vjetra riciklojnë politika e njerëz, por ndryshimi është politikë e re dhe jo mjeshtri e riciklimit”, është thënë në njoftimin e PSD-së.

Image may contain: 1 person, screen and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi mund të mungojë në 12 ndeshjet e radhës…