Deklarohen nga ‘Dubova Reisen’ për aksidentin në Gjermani: Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta

20 gusht 2025 | 13:20

Kompania Dubova Reisen konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova u aksidentua në Gjermani në orët e para të 20 gushtit.

Nga kjo kompani thanë se vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime.

“Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta për shkak të dëmtimit të xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30. Autobusi ishte në trasen e tij, një makinë ka ardhur nga e majtë, nga ana e shoferit, duke ia humbur drejtimin”, thanë nga kjo kompani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se ka…