Ramadani: Mospagesa për familjet e policëve të rënë në detyrë është e papranueshme dhe ofenduese
09 janar 2026
| 15:23
Burim Ramadani i AAK-së, ka reaguar pas njoftimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, se familjet e policëve të rënë në detyrë, nuk janë paguar për muajin dhjetor.
Ai ka thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe ofendues.
“Mos-pagesa për muajin dhjetor 2025 të obligimit shtetëror për familjet e policëve të rënë në detyrë është e papranueshme dhe ofenduese. Sakrifica e policëve të rënë në detyrë duhet të nderohet, jo të neglizhohet. Ata e ato dhanë jetën në krye të detyrës. Janë heronjtë e shtetit ligjor në Kosovë!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.



