
Dekonspirimi i komplet regjimit të Serbisë nga AKI përmes Popoviqit
12 gusht 2025
| 08:57
Nga Halil F. Berisha
Derisa Serbia, përmes luftës hibride, tenton ta sulmojë Kosovën – nga propaganda, dezinformimi, sulmet kibernetike, grupet kriminale e deri te arrestimet – Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, përmes një veprimi që ndodhi këto ditë, ka dekonspiruar të gjithë politikën, spiunazhin dhe mentalitetin e regjimit serb.
Qershia mbi tortë – jo veç karshi Kosovës, por gjithashtu edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
Arrestimi i tij ishte gjuajtje në shenj që:
- Shfaqi bashkëpunimin e tij me BIA-n.
- I tregoi BE-së që Serbia nuk kursen as ata në luftën kibernetike, duke incizuar paligjshëm edhe zyrtarët ndërkombëtarë.
- Shfaqi sa amator dhe i mbetur mbrapa është në këtë çështje shërbimi sekret serb – zyrtarë të lartë që përgjojnë me pajisje të vjetra, ruajnë përgjime në telefona personalë dhe nuk zbatojnë as standardet minimale të sigurisë operative.
- Tregoi se regjimi serb forcën e ka vetëm në deklarata – ai fyeu e dezinformoi për UÇK-në, por kur u arrestua, me kokë ulur pranoi marrëveshje me institucionet e Kosovës.
- Paraqiti të vërtetën e regjimit të Vuçiç tek vet qytetarët serbë – që “trimërohen” kur shkojnë në shtëpi, e sa ikin në Beograd, e rinisin propagandën duke thënë se është detyruar me presion të bëjë marrëveshje. Një tentim i lodhët për t’u arsyetuar para një publiku që e kanë ushqyer për vite me propagandë, sidomos anti-shqiptare.
Ky rast nuk është vetëm politik – është një shembull praktik i ekspozimit të një operacioni hibrid, ku ndërthuren spiunazhi klasik, dezinformimi dhe dobësitë në sigurinë teknologjike. Në mesin e shumë rasteve që kanë ndodhur kohëve të fundit, institucionet e sigurisë së Kosovës, edhe njëherë dhe sidomos me këtë rast, e treguan se janë një forcë elite, pavarësisht se janë më të rejtat.