Dekorimi i Meidanit mbledh të majtën dhe të djathtën në Presidencë

17 gusht 2020 | 20:28

Në institucionin e Presidencës u zhvillua sot në mbrëmje ceremonia e dekorimit të ish-Presidentit, Rexhep Meidani me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në ceremoni morën pjesë politikanë të majtë dhe të djathtë, si dhe pjesa më e madhe e drejtuesve politikë të Kosovës. Në takim mungoi vetëm kryeministri Edi Rama.

Në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-Presidentët e Shqipërisë, Sali Berisha, Bujar Nishani dhe Bamir Topi, Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, ish-kryeministri dhe Ministër për Diasporën, Pandeli Majko, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, deputetë, politikanë, diplomatë, akademikë, shkencëtarë, gazetarë dhe personalitete të shquara nga shumë fusha nga Shqipëria dhe Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës…