Del në ankand koleksioni me gjërat personale të Janet Jackson

12 prill 2021 | 16:42

Artistja Janet Jackson do të nxjerrë në shitje një koleksion me gjëra personale në një ankand, i cili pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

Ankandi do ta nderojë yllin legjendar të muzikës pop dhe karrierën e saj të jashtëzakonshme për katër dekada. Ajo e ndryshoi tregun e muzikës përgjithmonë, si dhe hapi dyert për gjenerata artistësh të cilët ndoqën rrugën e saj drejt suksesit.

Ngjarja që vjen e organizuar nga shtëpia e ankandeve “Julien”, do të mbahet më 14, 15 dhe 16 Maj, dhe njëkohësisht përkon me ditëlindjen e 55-të të Janet Jacksonit.

Më shumë se 1 mijë artikuj pritet të dalin në shitje, në mesin e të cilave do të jetë edhe fustani i nusërisë së Jacksonit, nga martesa e saj e fshehtë me kërcimtarin René Elizondo në vitin 1991.

Ndër artikujt e tjerë të koleksionit përfshihet edhe xhaketa ikonike ushtarake të cilën e kishte veshur në videklipin e hitit “Rhythm Nation”.

Por ajo që pritet të rrëmbejë interesimin më të madh të blerësve të koleksionit, është veshja e videoprojektit “Scream” që e solli atë në duet me vëllanë e ndjerë, Michael Jackson, videoklipi më i kushtueshëm për t’u realizuar, me një kosto prej 7 milionë dollarësh. /Klan News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku bashkë me…