Ministri Çeku viziton ekipin e xhudos

12 prill 2021 | 16:39

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku bashkë me zëvendësministren Daulina Osmani të hënën e kanë vizituar ekipin e xhudos me në krye trajnerin Driton Kuka.

Trajneri Kuka ka bërë të ditur se kjo vizitë ishte e befasishme dhe aty biseduan për aktivitetet e ardhshme të xhudos e në veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike.

“Vizitë e befasishme por e këndshme e ministrit Hajrulla Çeku dhe zëvendësministres Daulina Osmani.  Biseduam për garat dhe aktivitetet e ardhshme të xhudos në veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike! Sporti si imazhi pozitiv më i fuqishëm i shtetit tonë do vazhdoj të bëj krenar çdo shqiptar kudo në Botë”, ka shkruar Kukan në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…