Del nudo në mes të aeroportit, policët e mbulojnë me batanije

15 tetor 2021 | 11:35

Një grua ka lënë nam në aeroportin e Denverit në ShBA pasi doli komplet nudo dhe nuk kishte si t’i shpëtonte bërjes virale në rrjetet sociale.

Si duket ajo nuk ishte pasagjere, pasi nuk kishte me vete asnjë valixhe, por se kishte shkuar aty vetëm për të tërhequr vëmendje.

Në këtë situatë ka qenë i menjëhershëm reagimi i policisë, duke e mbuluar me batanije gruan e cila ishte e zhveshur.

“Zonjë, zonjë”, dëgjohet policia teksa e ndiqte gruan e zhveshur.

Policia e Denverit dhe autoritetet e aeroportit nuk kishin informacione të mëtejshme mbi gruan dhe incidentin e çuditshëm. Është bërë me dije se gruaja në fjalë se kishte probleme mendore.

Del nudo në mes të aeroportit/ Policët e gjëmojnë me

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka prezantuar sot…