Del Piero: Modriqi e meritoi çmimin e UEFA-s

03 shtator 2018 | 17:39

Përballë të gjithë zërave te Juventus që e cilësonin Cristiano Ronaldon si më të mirin e sezonit të kaluar në UEFA, një legjendë e futbollit italian dhe Juventus si Alesandro Del Piero, doli kundër.

Ish-kapiteni i kampionëve të Italisë, ka thënë se Luka Modriq e meritonte vlerësimin maksimal, ndërsa Ronaldo duhej të ishte prezent në ceremoninë e Montekarlos.

“Të kesh inat se nuk e more çmimin është diçka që qëndron, por prezantimi është tjetër gjë. Nëse Ronaldo do të shkonte në ceremoni nuk do të kishte asnjë polemikë. Për mua ishte shumë i drejtë vendimi për ti dhënë vlerësimin Luka Modriq, për atë që ka dhënë në fushën e lojës edhe pse kjo nuk i heq meritat Ronaldos”, ka thënë Del Piero.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Ferizajit mbetet e hapur për të gjithë…