Delawie për pensionet e veteranëve: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri?

20 shtator 2018 | 17:26

Ambasadori i SHBA-së në largim, Greg Delawie, ka reaguar për rastin e hetimit të listave të fyera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe pensionet e dhëna për ta.

Në një postim në rrjetin social në “Twitter”, Delawie ka shtruar pyetje për Gjykatën dhe tjetra për Kosovën, duke pyetur se kur politikanët do të ndalen së ndërhyri.

“Rasti i pensioneve është për komisionin dhe jo veteranët. Dy pyetje të mëdha. Për gjykatën: A e ka shkelur komisioni ligjin? Për Kosovën: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri?”, ka shkruar Delawie.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka marrë pjesë në…