Delawie përgëzon Kosovën për ekipin e Komisionit për pajtim

13 dhjetor 2017 | 15:15

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie ka përgëzuar Kosovën për krijimin e Ekipit përgatitor për Komisionin për Vërtetën dhe Pajtimin.

“Shikoni përpara për të ndjekur punën e ekipit jopartiak që do të merret me të kaluarën për një të ardhme më të ndritur”, ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën ka themeluar Ekipin përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të një kamioni…