Delawie vjen edhe me një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës (Video)

27 shkurt 2018 | 19:06

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, sërish u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që në seancën e së mërkurës të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai përmes një video-mesazhi në “Twitter” u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm nesër në seancë dhe të votojnë pro demarkacionit.

“U bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë pro ratifikimit të demarkacionit. Vota pro do të jetë fitimprurëse për të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë dhe të gjithë komunitetet. Mos votoni për izolim, votoni për të ardhmen”, ka thënë Delawie.

Ndryshe, ambasadori amerikan edhe të hënën përmes një video-mesazhi, ka kërkuar nga liderët e partive politike të reflektojnë te deputetët që të votojnë pro Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Koalicioni qeverisës ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të veçantë…