Delegacion amerikan i MCC-së vizitoi KEDS-in

28 qershor 2019 | 13:58

Një delegacion amerikan i Korporatës Sfidat e Milienumit (MCC) ka qëndruar të ënjtën në ambientet e KEDS`it. Ata janë njoftuar për zhvillimet energjetike sa i përket distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike nga menaxhmenti i kompanisë.

“I njëjti delegacion ka vizituar edhe dy qendrat moderne të KEDS’it, të renovuara komplet sivjet: Qendrën Dispeçerike dhe Qendrën e Thirrjeve. Në Qendrën Dispeçerike delegacioni ka parë së afërmi si po funksionojnë dy elementet thelbësore të digjitalizimit të rrjetit distributiv të energjisë elektrike, Kosovanet dhe SCADA. Në Qendrën e Thirrjeve delegacioni ka parë së afërmi si po funksionon komunikimi nga distanca me konusmatorë. Delegacioni janë ndarë mjaft të kënaqur me këto zhvillime”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani zyrtarisht është tërhequr nga pjesëmarrja në Ligën e Evropës…