Delegacioni amerikan pos Kosovës viziton edhe tri shtete të tjera

20 shtator 2020 | 17:04

Një delegacion i qeverisë së ShBA-së nesër do ta vizitojë Kosovën.

Ky delegacion do të jetë i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler.

DFC-ja përmes një njoftimi për medie ka konfirmuar se pjesë e delegacionit do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në njoftim bëhet e ditur se delegacioni i Qeverisë amerikane krahas Kosovës do ta vizitojë edhe Greqinë, Serbinë dhe Izraelin.

“Delegacioni do të avancojë investimet strategjike që mbështesin diversitetin e ofertave dhe fuqizimin e pavarësisë energjetike në Greqi dhe rajonin më të gjorë. DFC do t’i vejë themelet për hapjen e një zyreje në Beograd për lehtësimin e zbatimit të projekteve që mbështesin zhvillimin ekonomik në rajon”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, e ka falenderuar priftin Don…