Grupi parlamentar i Aleancës thërret konferencë për medie
10 nëntor 2026
| 08:19
Grupi parlamentar i Aleancës ka thirrur për sot një konferencë për medie, e cila pritet të mbahet me fillim nga ora 10:45 në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Nuk janë bërë të ditura arsyet apo tema e kësaj konference, çka ka nxitur kureshtje për mesazhin ose vendimin që pritet të bëhet publik nga deputetët e këtij subjekti politik.



