Delegacioni i BQK-së pritet në vizitë zyrtare nga autoritetet e Maltës

08 korrik 2025 | 09:53

Një delegacion i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) së bashku me përfaqësues të Njësisë për Inteligjencë Financiare të Kosovës (NjIF), realizoi vizitë zyrtare në Maltë, ku u prit nga homologët e tyre në Bankën Qendrore, Autoritetin për Shërbime Financiare dhe Njësinë për Inteligjencë Financiare të Maltës.

Gjatë kësaj vizite, e cila u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – Projektit kundër Krimit Ekonomik në Kosovë (PECK III), u shkëmbyen përvoja, praktika të mira dhe njohuri të rëndësishme në fushat e mbikëqyrjes, zbatimit dhe analizës së inteligjencës financiare. Vizita studimore u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, si dhe një mundësi për të thelluar kapacitetet institucionale në përputhje me standardet më të larta evropiane. Në fund, delegacioni i BQK-së shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve malteze për bashkëpunimin e deri më tashëm, si dhe falenderim te veçantë për mbështetjen e vazhdueshme të Këshillit të Evropës në kuadër të projektit PECK III.

 https://bqk-kos.org/…/delegacioni-i-bqk-se-pritet-ne…/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nebi Muhadri nga Gjakova shpall të pavlefshme dëftesën e klasës…