Delegacioni i FHK-së merr pjesë në Kongresin e Federatës Evropiane

21 prill 20:40

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës do të marrin pjesë në Kongresin Zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit që mbahet të premten e të shtunën në Vjenë të Austrisë.

FHK-ja do të përfaqësohet në Kongres nga presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Presidenti Saraçini me bashkëpunëtorë do ta shfrytëzojnë Kongresin për takime me drejtues të EHF-së dhe federatave të ndryshme nacionale, me synim të thellimit të bashkëpunimit.

Zgjedhja e presidentit të EHF-së dhe Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane janë në rend të ditës në Kongres. Zgjedhje do të mbahen për gjithsej 53 pozita në EHF, ndërsa për to janë bërë 139 nominime nga 38 federata nacionale.

Presidenti aktual, austriaku Michael Wiederer, është kandidati i vetëm për pozitën e të parit të Federatës Evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media i Kuvendit…