Delegacioni nga Kosova mbërrin në Këshillin e Evropës (video)

19 qershor 2023 | 12:58

Një delegacion i Kosovës, i përbë nga deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë mbërritur në Këshillin e Evropës (KE).

Besnik Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arben Gashi janë deputetët që do ta përfaqësojnë Kosovën në KE gjatë një sesioni treditor në Strasburg.

“Sot, së bashku me delegacionin e Kosovës jemi në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojmë tri ditë. Sot, pritet që të kemi disa takime të rëndësishme, njëkohësisht të caktohet edhe raportuesi për Kosovën. Edhe pse në kushte jo të lehta, Kosova dalëngadalë po i bashkohet këtij institucioni”, ka shkruar Tahiri në mbishkrimin e videos të publikuar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Dibrës dhe Lezhës patën reduktimin më…