Delegacioni nga Velberti i Gjermanisë po qëndron për vizitë në Podujevë

23 shtator 2018 | 11:38

Një delegacion nga qyteti Velbert i Gjermanisë po qëndron në një vizitë treditore në Podujevë.

Vizita po realizohet në kuadër të bashkëpunimit mes dy komunave me qëllim të finalizimit të procesit të binjakëzimit të dy qyteteve.

Delegacioni gjerman ka arritur të premten në Podujevë, ku është pritur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe anëtarë të ekzekutivit të komunës.

Kryetari Veliu ka thënë se vizita e delegacionit të qytetit gjerman Velbert do t’i paraprijë procesit final të binjakëzimit të dy qyteteve tona.

“Delegacioni ka në përbërje përgjegjës nga fusha, në të cilat do të shtrihet bashkëpunimi ynë në të ardhmen”, ka deklaruar Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati i Punës ka anuluar vendimin e Komisionit Disiplinor dhe…