Delegacioni shtetëror për dialog s’ka legjitimitet të mjaftueshëm

18 dhjetor 2018 | 08:42

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë me dije se për fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një delegacion gjithëpërfshirës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se delegacioni i votuar në Kuvendin e Kosovës nuk ka legjitimitet të mjaftueshëm për ta përfaqësuar Kosovën në këtë proces.

Sipas Tahirit, legjitimiteti i nevojshëm do të arrihej vetëm me përfshirjen në delegacion edhe të dy partive më të mëdha opozitare, LDK-së dhe LV-së.

Ndonëse e ka mirëpritur miratimin e rezolutës për dialogun, ajo nuk pajtohet me bashkëkryesimin e delegacionit nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thënë…