Delegacioni i Trump mbërrin në Izrael

13 maj 2018 | 20:36

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, mbërritën në Izrael në krye të hapjes së ambasadës së re amerikane në Jerusalem të hënën.

Çifti, të dy këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë, do të jenë pjesëmarrës në ceremoni, ndërkohë që vetë presidenti Trump nuk do të jetë aty,shkruan BBC.

Vendimi i tij për të lëvizur operacionet nga Tel Avivi zemëroi palestinezët.

Plani u çua përpara për të konciduar me 70 vjetorin e krijimit të shtetit të Izraelit.

Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytetin e tij “të përjetshëm dhe të pandarë”, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, i pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme në 1967n – do të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm.

Vendimi i Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, theu dekada neutraliteti të SHBA mbi çështjen dhe hodhi poshtë shumicën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lëvizja e ambasadës ishte një arsye për të festuar.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e përshkroi një gjë të tillë si “shuplaka e shekullit”.

Një ambasadë afat shkurtër do të hapet brenda konsullatës amerikane ekzistuese në Jerusalem të hënën, ndërsa një rrjet më i madh do të gjendet më vonë, kur pjesa tjetër e ambasadës të lëvizë nga Tel Avivi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar të dielën me fëmijët e…