Deliu kërkon ndëshkimin e personave në rastin e të miturës nga Drenasi

06 shkurt 2019 | 15:22

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar ndëshkimin e të gjithë personave të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin e të miturës nga Drenasi.

“Vajza e mitur nga Drenasi është skllavëruar seksualisht prej disa niveleve. Abuzimi me të fillon prej shkollës në të cilën ka ndjekur mësimet, vazhdon me policin i cili do të duhej me ta hetonte rastin dhe përfundon me doktorin i cili ka kryer abortin ndaj një të miture në ordinancën e tij private. Të gjithë fajtorët e përfshirë në këtë akt makabër zingjiror duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e…