Deliu-Kodra: Bastisjet në MINT kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet ministrja Hajdari

18 gusht 2023 | 11:38

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj bastisjeve të sotme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ajo ka thënë se këto bastisje kanë kuptim vetëm nëse ministrja Rozeta Hajdari jep dorëheqje.

“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për ‘Aferën Gruri&Vaji’ në MINT kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty!”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka treguar lidhjet…