Deliu-Kodra: Kurti hoqi dorë nga flamuri dhe bashkimi kombëtar

03 shkurt 2020 | 16:57

Deputetja Blerta Deliu- Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka hedhur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi sipas saj për disa muaj radhazi janë paraqitur si shpresa e këtij vendi.

Ajo në fjalimin e saj në seancën plenare për formimin e Qeverisë, ka thënë se ndërsa sot do duhej të diskutohej për 100 ditëshin e punës së qeverisjes, sot janë mbledhur për të votuar qeveri të re.

”Partia Demokratike e Kosovës sot po merr pjesë në këtë seancë jo për të penguar themelimin e institucioneve të shtetit të Kosovës ashtu siç bënin disa këtu”.

”Jemi këtu për t’ju treguar qytetarëve të këtij vendi fytyrën e vërtetë të atyre që për katër muaj me radhë nuk lanë të zezë pa e thënë për njëri-tjetrin dhe sot na paraqiten si shpresa e këtij vendi. Sot, kur do të duhej të dilnim të flisnim në këtë foltore për 100 ditëshin e punës së qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit; tek sot jemi mbledhur për t’u votuar qeveria e re”.

”U deshën pothuajse katër muaj që dy partitë që dje lidhen koalicion, të arrijnë një marrëveshje, e cila u premtua që do të mbërrihet për 72 orë. Plot katër muaj, nga të dy taborret kemi dëgjuar të shkëmbehen akuza nga më të ndryshmet në emër të shpresës, në emër të ndryshimit. Por, përgjatë gjithë kësaj kohe ne kemi parë dy parti politike qe janë tallur me ketë popull dhe te ardhmen e tij, dy parti qe nuk treguan asnjë pikë ndjeshmërie e përgjegjësie për vendin dhe te ardhmen e qytetareve E sot po na kërkohet të votojmë Albin Kurtin për kryeministër”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka thënë se Kurti ka hequr dorë nga bashkimi dhe flamuri kombëtar.

“Pyetja që do të duhet të shtrohej sot është ‘cilin Albin’? Atë që harroi bashkimi kombëtar, dhe me aq lehtësi hoqi dorë nga flamuri kombëtar me të cilin i printe lëvizjes dhe i akuzonte tjerët që kishin tradhëtuar simbolin kombëtar. Albinin, i cili dikur ish-keyeministrit Mustafa ia lexonte nenet e Kushtetutës dhe ligjeve që do të duhej ta çonin në burg për tradhti kombëtare”.

“Albinin dhe anëtarë të tjerë të lëvizjes të cilët pazaret politikë i bën në shtëpinë që dikur më plot gojë e quanin ‘Ranch te Prapashticës’, me njeriun që dikur e cilësonin si njeri të Rrahman Morinës e argat të Serbisë. Albin Kurtin i cili dikur akuzonte familjarët e Isa Musaftës për lidhje biznesore me Mishkoviqin”.

“Albin Kurtin e Vetëvendosjes që nga studiot televizive Isa Musfatën e quante ‘qyqan’, e në kohën e gazit lotsjellës e sulmonte atë me sprej dhe t’ju bërtisnin deputetëve të LDK-së: ‘Shkoni në Serbi sepse atje e keni vendin’. Kurtin i cili me bindje të thellë e thoshte se nuk kishte aspak respekt për Isa Mustafën, e pas zgjedhjeve iu nënshtrua atij duke pranuar ta bëjë kurban njeriun më të votuar në parti pas tij, Glauk Konjufcën”.

”Albinin i cili deklaronte se nuk tërhiqet Kryetari i Kuvendit sepse është përmbysje e vullnetit të Kuvendit apo se është tallje me Kuvendin. Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen qe kishin vija të kuqe për partitë shqiptare por jo edhe për Listën Srpska, apo siq ata i quanin, partinë e veslinoviqëve jabllanovicqëve dhe radojqiqëve”.

”Qytetarëve të Kosovës sot po na kërkohet të japim votën për Albin Kurtin, i cili tallej edhe kur deklaronte se nuk do ta merrte Listën Srpska në qeveri dhe i quante çetnikë, kurse neve na cilësonte njerëz të Serbisë. Është detyrim kushtetues, po thotë Kurti thua se Kushtetuta ekziston vetëm nga 6 tetori i 2019’së. Po donë të udhëheqin qeveria ata që secilën qeveri e akuzuan për mungesë programi dhe e quajtën pa tekst e kontekst; e për katër muaj nuk nxorën asnjë copëz teksti nga marrëveshja për program qeverisës.”Besoj qe shumica në këtë sallë i keni të freskëta leksionet e shumta të Kurtit për demokracinë. Ai që aq shumë foli për demokracinë me t’i fituar zgjedhjet vendosi ta ndërrojë edhe statutin e partisë së tij për të mbetur kryetar edhe në parti”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra përveç që ia kujtoi kryeministrit në ardhje Albin Kurtit veprimet ndaj Isa Mustafës me të cilin do të bashkëqeverisë, ka përmendur edhe kohën kur flamurin e Kosovës e quante “leckë lara-lara”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka demantuar një pjesë të mediave të…