Personi i shoqëruar nga policia është zyrtare e administratës së Kuvendit

03 shkurt 2020 | 16:51

Kuvendi i Kosovës ka demantuar një pjesë të mediave të cilat raportuan për arrestimin e një personi në ambientet e Kuvendit, duke thënë se në fakt nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë.

“Një numër i mediave, gjatë ditës së sotme kanë raportuar lidhur me, siç thuhet, “arrestimin e një femre te Kuvendi i Kosovës”. Dëshirojmë të bëjmë me dije se gruaja për të cilën raportohet, është zyrtare e administratës së Kuvendit, e cila nuk është arrestuar, por në cilësi të të dëmtuarës (rast familjar), është përcjellë me automjete të policisë për në stacionin policor”, thuhet në sqarimin e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur koalicionin LV-LDK,…