Deliu-Kodra: LV-ja dhe LDK-ja nuk kanë guxim të marrin përgjegjësi

22 janar 2020 | 17:52

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i kanë mbetur edhe 13 ditë kohë për propozimin e kabinetit qeveritar, prej kur ka marrë mandatin nga presidenti Hashim Thaçi.

Kurse dy partitë fituese Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë në një intervistë për “Ekonomia Online” se qytetarët e Kosovës kanë mbetur peng i mospërgjegjësisë nga këto dy parti politike.

“Absolutisht që është një ‘status quo’ e krijuar do të thotë për tre muaj me radhë përkundër faktit që është thënë disa herë në deklarime që do të ketë shumë shpejt marrëveshje, mua më vjen tepër keq që qytetarët kanë mbetur peng të mos përgjegjësisë”, theksoi ajo.

Sipas Deliu-Kodra, liderët politik përgjatë këtyre tre muajve kanë gënjyer qytetarët duke thënë se do të formojnë sa më shpejt institucionet e vendit.

Ajo ka thënë se gjithçka çfarë është parë këta muaj ka qenë një spektakël, video-konferenca e fyerje ndaj njëri-tjetrit.

“Si duket liderët politik nuk kanë guxim për të marrë përgjegjësinë që ju takon, kanë gënjyer votuesit, kanë gënjyer qytetarët e vendit kur iu kanë thënë që do të formojnë sa më herët institucionet, ju e shihni që gjatë 3 muajve çfarë kemi parë mund të them fatkeqësisht ka qenë një spektakël për muaj të tërë kemi parë konferenca, video konferenca, pastaj fyerjet e etiketime ndaj njëri-tjetrit, por assesi, asnjë përgjegjësi në raport me qytetarin i cili ka dhënë votën dhe ka besuar se do të ketë një qeveri sa më herë”, është shprehur Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë e zëshme në mënyrë që institucionet të formohen sa më shpejt, pasi kjo situatë është humbje si për vendin ashtu edhe për qytetarët të cilët po i ndiejnë këto pasoja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak ditësh më iniciativë të amerikanëve në Berlin është…