Deliu-Kodra: Një Komision hetimor do ta zbardhte keqmenaxhimin e energjisë elektrike

14 mars 2022 | 12:35

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kjo parti ka propozuar një Komision Hetimor që do ta zbardhte çështjen e energjisë elektrike.

“E dini që kriza energjetike e cila ka prekur vendin edhe përballja e çmimeve, janë dy prej faktorëve që e kanë rënduar në masë të madhe jetën e qytetarëve të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë shumë e zëshme lidhur me parregullsitë e shumta të qeverisë në lidhje me menaxhimin me krizën e energjetike dhe sot kemi paraparë që të propozojmë një iniciativë tonën për komision hetimor për të parë menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Deliu.

“Konsiderojmë se një komision hetimor i këtij kuvendi do të zbardhte në detaje gjithë keqmenaxhimin që e ka bërë qeveria në përballjen me rritjen enorme të çmimeve të energjisë elektrike”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dorentina Elezi shpall të pavlefshme dëftesat dhe diplomën e SHMM…