Deliu-Kodra: Pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja me vullnetin e Kurtit

15 prill 2026 | 21:43

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra duke folur për çështjen e Presidentit, tha se kryeministri Albin Kurti nuk po do të siguroj marrëveshje.

Ajo në emisionin “Rubikon” u shpreh se pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja siç tha, me vullnetin politik të Kurtit.

“Ne po shkojmë pashmangshëm drejt zgjedhjeve të reja dhe këtë me vullnetin politik të z.Kurti, i cili nuk do të siguroj marrëveshje”.

“Në rast se ti i fton palët dhe pas takimet del e prapë tenton të marrësh përkrahjen e publikut se të njëjtit janë të pamjaftueshëm për ty, kjo është vetëm një lojë të cilën ai do ta përdorë për zgjedhje”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Kryeziu, KDI, ka vlerësuar se partitë politike pa demokraci…