
Deliu-Kodra për aktgjykimin e Kushtetuese: Fitore për demokracinë dhe transparencën, shuplakë për LV-në
18 gusht 2025
| 15:55
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur “fitore të demokracisë dhe transparencës” aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive, aktgjykim ky që publikuar i plotë të hënën.
Në këtë aktgjykim është konstatuar shkelja serike e Kushtetutës nga Avni Dehari, kryesues i seancës konstitutive.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e konfirmon atë që kemi thënë prej kohësh: pushteti ka keqpërdorur procedurat dhe ka zvarritur me qëllim konstituimin e Kuvendit. Ky vendim është shuplakë për ata që mendojnë se rregullat kushtetuese shkelen sipas interesit politik”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.