Deliu-Kodra përmend Prindonin në Kuvend: S’po i mjafton jetësimi i një akuze nga Serbia e Rusia kundër UÇK-së

09 shkurt 2022 | 14:25

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur sot për “sulmet” e Prindon Sadriut ndaj mediave, të cilat vetëm pse publikuan shpenzimet e Vjosa Osmanit gjatë kohës sa ishte deputete, i ka quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Në Kuvendin e Kosovës, Deliu-Kodra, ka rikujtuar faktin se shprehja “ndërmarrje e përbashkët kriminale” është e përdorur nga prokurorët e Speciales kundër krerëve të UÇK-së.

“Ai paturpërsisht median e quajti ndërmarrja e përbashkët kriminale. Atij nuk i ka mjaftuar jetësimi i një aktakuze monstruoze  me dokumente nga Rusia e Serbia ndaj UÇK-së. Ai me një gjuhë skandaloze i cilëson mediat si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Dua të tërheq një paralele të them që para pak ditësh jeni dëshmitar të një suspendimi të një polici për një deklaratë të tij në raport me një jetë më të dinjitetshme të policëve. S’kemi asnjë reagim të ministrit të Mbrojtjes. Nëse presidentja dhe kryeministri nuk i marrin seriozisht këto kërcënime të mediave, nuk do fshihen asnjëherë këto qëndrime që godasin median e lirë”, ka thënë Deliu-Kodra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Bedri Hamza, i shoqëruar nga…