Hamza dhe IADK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

09 shkurt 2022 | 14:03

Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, kanë pritur në takim drejtorin e IADK-së, Zenel Bunjaku.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëfinancimit mes Komunës së Mitrovicës dhe organizatës IADK, për realizimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”.

Përmes këtij projekti do të mbështeten 10 përfitues për grande në sektorin e bujqësisë si dhe 1 përfitues në ngritjen e njësisë për përpunimin e frutave, perimeve apo produkteve të qumështit, ku vlera e projektit parashihet të jetë 42.393.00 euro, ndërsa Komuna e Mitrovicës do të participojë me 20 % të vlerës totale.

IADK do të organizojë këshilla direkte, trajnime, komunikime, materiale edukuese, raportime dhe monitorime për përfituesit të cilët do të përzgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara në projekt.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka falënderuar drejtorin e IADK-së për këtë mbështetje e cila është e mirëpritur si nga ana e komunës por edhe nga ana e fermerëve.

Ai më tutje ka shtuar së tani e tutje fermerët mitrovicas do të gëzojnë mbështetje më të madhe, sepse është prioritet i qeverisjes lokale zhvillimi i sektorit të bujqësisë.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, ka premtuar se IADK do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë me projekte konkrete fermerët e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Xhafer Deva është një figurë…