Deliu-Kodra: Thaçi flet me optimizëm për Kosovën edhe nga Haga, Kurti vetëm me ankesa e vajtime
21 maj 2026
| 22:45
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar me një postim në Facebook ku ka lavdëruar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e qeverisjes së vendit.
Deliu tha se, edhe pse “i mbyllur padrejtësisht në Hagë”, Thaçi vazhdon të flasë “me më shumë optimizëm, besim dhe dashuri për Kosovën” sesa, sipas saj, Kurti gjatë gjashtë viteve në pushtet.
“Po, President. Kemi besuar, besojmë dhe do të besojmë gjithmonë në Kosovë”, shkroi ajo, duke shtuar se qytetarët presin me padurim lirimin e Thaçit dhe rikthimin e tij në Kosovë.
Në fund të reagimit, deputetja e PDK-së bëri thirrje për ndryshim politik me mesazhin: “Stop krizës. Ndrysho Kosovën!”.



