Deliu-Kodra: Zgjedhjet në Podujevë garë personale mes Kurtit e Veliut, PDK-ja doli kënaqshëm

01 dhjetor 2020 | 22:09

Deputetja e PDK-së thotë se Kurti e Veliu diskursin e qeverisjes dhe përplasjet mes tyre në “koalicionin e shpresës” i bartën në Podujevë.

Deliu-Kodra thotë se PDK është komode të shkojë në zgjedhje por se nuk mund të shkohet në zgjedhje sa herë që dëshiron Vetëvendosje.

“Ne nuk duam të dëmtojmë shëndetin e qytetarëve dhe stabilitetin e vendit. Ne do ta votojmë Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike nëse merren parasysh vërejtjet tona. PDK është e gatshme të rivotojë rimëkëmbjen nëse kjo pako siguron përkrahje për sektorin e shëndetësisë dhe bizneset. Ne kemi votuar edhe rishikimin e buxhetit dhe të gjitha marrëveshjet e huas që të mos e dëmtojmë qytetarin”, tha ndër të tjera Blerta Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica është dashur të ndërpresë stërvitjet te Werder Bremen…