Deliu: Ministri Vitia të kërkojë falje

17 prill 2021 | 12:25

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër Covid-19.

“Përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme. Ministria dhe Qeveria kanë detyrë të kujdesen për shëndetin e përgjithshëm publik dhe në rastin konkret të imunizimit të popullatës. Ndërsa, mediat kanë obligim të monitorojnë dhe publikojnë mbarëvajtjen e këtij procesi”.

“Asnjë klasifikim nuk e mbron një dokument zyrtar nga keqpërdorimi”, ka shkruar Deliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, nuk ka…