Deliu pas vendimit të PE-së: Këshilli Evropian ta trajtojë seriozisht propozimin për heqjen e vizave

29 nëntor 2018 | 17:35

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, e ka mirëpritur miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian (PE), e cila bënë thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu ajo e ka mirëpritur edhe deklaratën e komisionarit për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn, se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

“‘Qëndrojmë mbrapa vlerësimit që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave’. Kjo është deklarata e komisioneri Johanes Hahn, me rastin e miratimit te rezolutës së përgatitur nga Igor Sholtes. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të vazhdojnë me reformat, por krahas kësaj qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen njësoj sikurse të gjithë qytetarët e Rajonit. Këshilli duhet të trajtojë me shumë seriozitet propozimin për liberalizimin e vizave në mënyrë që t’i jap fundit izolimit të padrejtë të qytetarëve të vendit”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e ve në “Facebook”.

/Epoka e re/

“Qëndrojmë mbrapa vlerësimit që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”.Kjo është…

Publiée par Blerta Deliu sur Jeudi 29 novembre 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…