Sali Bislimi takon 20 deputetë zviceran, i njofton për zhvillimet në Kosovë

29 nëntor 2018 | 17:22

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar me 20 deputetë të Parlamentit të Zvicrës të cilët i ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë.

Ai nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë me dije se u ka thënë deputetëve zviceranë se Kosova është duke u injoruar, sidomos në raport me lëvizjen e lirë.

Postimi i plotë i Bislimit:

Një vizitë Parlamentit zviceran, ku kisha kënaqësinë të bashkëbisedoj me 20 deputetë për t’i përcjellë mesazhet e Kosovës dhe preokupimet e saj.

Si në të kaluarën edhe në tanishmen Kosova injorohet. Lëvizja e lirë një padrejtësi, mund të bëjmë diçka vetëm me Zvicrën, të punojmë që të bëjmë integrimin që Kosova të merr shpejtësinë e linjave të perëndimit.

Mirëpritja vëllazërore ishte për t’u vlerësuar, ndër parlamentarët takova kandidaten për këshilltare federale, zonjën Karin Keller Sutter, Géraldine Savary, Jean Paul Gschwind, kryetarin e SVP të Zvicrës, z. Albert Rösti, përfaqësuesin e kulteve fetare në Zvicër, z. Paul Mori, dhe Luzi Stamm.

Kosova meriton, ka një popull magjik akoma të panjohur sa duhet me vlerat që mban në vete. Historinë e kishim të ashpër. Ajo na vrau! Na shkelen otomanët, evropianët na neglizhuan për të na korrigjuar për pasojat që kishim. Sot jemi të lirë shtet sovran, por akoma në emocione jemi të lënduar. Nuk jemi të fortë të kërkojmë të drejtat tona që na takojnë dhe sot na abuzojnë.

Mbi 6 000 ndërmarrje kemi ne shqiptarët që punojmë dhe ndërtojmë Zvicrën, për t’u krijuar ardhmërinë e fëmijëve tanë me më dinjitet. U dakorduam me miqtë që takimet në parlament t’i kemi së paku 2 herë në muaj për të shpalosur çdo detaj të realitetit dhe aspiratat tona. Rroftë populli mik zviceran dhe ai shqiptar që janë të karaktereve të njëjta malësie!

Fotografia e Sali Bislimi

Fotografia e Sali Bislimi

Fotografia e Sali Bislimi

Fotografia e Sali Bislimi

Fotografia e Sali Bislimi

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, Michael Cohen është vetëshpallur…