Dema: Pensionistet, aset mbarëkombëtar

09 nëntor 2018 | 09:37

Nisma Socialdemokrate e Gruas, dega në Gjakovë, e udhëhequr nga Violeta Dema me bashkëpunëtore, ka vizituar Shoqatën e Pensionisteve të Gjakovës. 

Dema është njoftuar nga afër me hallet dhe preokupimet e grave pensionere të Gjakovës, ndërsa u ka premtuar dhe kujtuar atyre se pa kontributin ndërvite të gjysheve dhe nënave tona, sot, nuk do të ishin këtu që jemi. “Duke marrë parasysh kontributin ndërvite të gjysheve dhe nënave tona, ato duhet respektuar si një  Vlerë Kombëtare të cilat mund të kontribojnë si vlerë e shtuar, falë eksperiencës së tyre ne ARSIM, SHËNDETËSI, AMVISËRI – EDUKIM FAMILJAR” etj ka shtuar Dema.

Violeta Dema ka thënë se një qytet i vlerësuar nga të tjerët është vetëm atëher kur ekseperienca e të moshuarve në këtë rast pensionereve merret dhe kultivohet në të gjitha fushat e jetës.

 

“Ne si Nisma Socialdemokrate e gruas në Gjakovë, zotohemi që realisht dhe racionalisht do t’i adresojmë kërkesat dhe nevojat imediate që Gratë Pensionere të Komunës së Gjakovës kanë dhe të gjejmë përkrahjet konkrete në realizimin e Projekteve në Infrastrukturën vepruese, që të gjitha të ndihen se Vitet janë VLERË E SHTUAR dhe me eksperiencën e tyre të këshillohemi duke i pasur afër prodhimet e tyre intelektuale” ka shtuar Dema.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot në…