Demaj: Sërish do ta mposhtim Italinë

10 korrik 2020 | 16:27

Kapitenia e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, ishte e pandalshme në ndeshjen e fituar ndaj Italisë vitin e kaluar.

Me Italinë, Kosova do të përballet sërish në fund të vitit, në kualifikimet për Botërorin 2021. Në grup me “dardanet” është Austria, kurse ndeshjet do të luhen në Austri në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit.

Liderja e Kosovës, Demaj, nuk sheh arsye për të mos fituar sërish ndaj Italisë. Fitorja do të mjaftonte për të kaluar në fazën tjetër kualifikuese. “Italinë e kemi mposhtur, prandaj nuk shoh arsye pse të ndryshojë kjo. Austria është ekip mjaft i fortë dhe ka lojtare me përvojë. Mirëpo ne kemi bërë befasi më parë dhe do të ishte kënaqësi nëse ndodhë përsëri”, ka thënë Demaj për faqen zyrtare të FHK-së. “Në Kombëtare ne luajmë me zemër dhe nuk dorëzohemi deri në sekondën e fundit. Pres që vajzat ta japin maksimumin dhe të luftojmë për njëra-tjetrën. Më pas do të shohim se ku jemi kur të mbarojë loja. Shpresoj dhe besoj se me lojë të mirë, me luftë, mund ta arrijmë vendin e dytë. Kush e di, ndoshta edhe vendin e parë”, ka shtuar Demaj, e cila është duke sanuar një lëndim të gjurit.

(V.Z / Epoka  e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues ndalon vizitat familjare tek të burgosurit, shkak Covid-1Shërbimi…