Dembele operohet më 11 shkurt

06 shkurt 2020 | 16:48

Ousmane Dembele do të operohet të martën më 11 shkurt në Finlandë, ka njoftuar skuadra e Barcelonës.

Ylli francez javën e kaluar pësoi një lëndim të ri, derisa po stërvitej për t’u rikuperuar nga lëndimi i mëparshëm. Klubi katalan kishte bërë të ditur se Dembele do të humbiste pjesën tjetër të sezonit, duke i detyruar të ndërhyjnë për të kërkuar një zëvendësues, edhe pse jashtë afatit kalimtar.

Në njoftim e lëshuar të enjten, bëhet e ditur se operimi i Dembele do të bëhet më 11 janar, në Finlandë. Barcelona po përballet me shumë lëndime në këtë fazë, ku ka humbur edhe Luis Suarez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj dhe…