Demi Lovato: Tërë jetën jam përballur me mendime për vetëvrasje

26 mars 2021 | 15:35

Demi Lovato është përballur me “mendime vetëvrasjeje” tërë jetën e saj, por tani ka një “sistem të mrekullueshëm mbështetës” që e ndihmon nëse ndonjëherë e gjen veten në errësirë.

Këngëtarja 28-vjeçare ka zbuluar se ka menduar të bëjë vetëvrasje disa here në një intervistë për “People”.  “Mendimet për vetëvrasje janë diçka që i kam pasur tërë jetën dhe nëse kaloj sërish në errësirë, kam një sistem mbështetjeje të mrekullueshëm. Për shkak se jam e ndjeshme, ndjehem shumë poshtë dhe ekstreme, deri aty ku bëhet me të vërtetë gjithçka e zezë, por kam një sistem që më mbështet tani dhe nuk lë të futet në mendimet e mia”, ka thënë ajo.

Kur Demi e gjen veten në gjendje të keqe mendore, menjëherë kërkon ndihmën e njerëzve përreth për të gjetur trajtimin e duhur. Demi Lovato për pak sa nuk humbi jetën më 2018 kur kaloi në mbidozë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në jugun dhe veriun e Mitrovicës si dhe në Skenderaj,…