Demi Rose publikon poza provokuese nga pushimet në Ibiza

11 mars 2022 | 15:38

Ajo kurrë nuk ka turp të tregojë figurën e saj fenomenale trupore në rrjetet sociale.

Dhe Demi Rose ngriti pulsin e fansave edhe një herë të enjten teksa pozoi për një fotografi të mrekullueshme në Instagram ndërsa ishte në një skelë në Ibiza, shkruan DailyMail.

Modelja 26 vjeçe, nxori në pah pjesën e pasme të saj e veshur me një fustan të zi me material rrjetë me një të çarë që tregonte këmbët e saj atraktive.

Demi dukej sensacionale teksa ishte grimuar me ngjyrën rozë.

Ajo dukej e shkëlqyeshme për 19.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, teksa për aksesorë kishte zgjedhur një byzylyk prej ari.

Rose shkroi në mbishkrimin e postimit: “Modaliteti i pushimeve”.

Kjo vjen pasi ajo së fundmi zbuloi se si e bën gati trupin për paraqitjet e bujshme trupore, teksa iu nënshtrua një procedure skalitjeje muskulore në derrierën e saj.

Modelja nxori në pah pjesën e pasme të saj, pasi ishte veshur me një palë tanga dantelle jeshile teksa shtrihej me fytyrë poshtë në klinikë.

Pjesa e pasme e saj ishte e mbuluar me jastëkë të gjerë që ishin të lidhur me një makinë me tela që stimulonin muskujt dhe i bënin ata më të tonifikuar.

Ajo kishte veshur një bluzë të zezë ndërsa po përfundonte punën dhe veshi fustanin e saj të gjatë në stilin e lëmuar drejt ndërsa duronte skulpturimin.

Demi së fundmi u bë kryefjalë e mediave rozë pasi zbuloi se ishte viktimë e ngacmimit kur ishte më e re.

Duke folur për Radio 1 Newsbeat, ajo tha: “Gjithmonë kam dashur të futem në modeling dhe kur arrita atje, e vlerësova si bekim sepse u rrita duke u ngacmuar dhe nuk kisha fare shumë miq”.

Demi, e cila ka tetë vite që merret me modeling, e vlerëson karrierën e saj si një ‘bekim’.

Në vitin 2019, të dy prindërit e Demit vdiqën, vetëm në shtatë muaj diferencë nga njëri-tjetri dhe ylli tha se izolimi menjëherë pas vdekjes së tyre ishte ‘një kohë reflektimi’.

Ajo shtoi: “Të merresha me shtëpinë e prindërve të mi dhe të shisja gjërat e tyre – ishte një vend vërtet i trishtuar për mua”.

“Doja të shkoja dhe të udhëtoja, por kisha tre muaj në Londër, isha shumë e përballur me atë që kisha kaluar dhe ishte një kohë reflektimi”, kishte thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Volodymyr Zelensky konsiderohet një hero nga njerëzit në mbarë botën,…