Demir Lima: Përpjekjet për liri e pavarësi kulmuan me luftën e lavdishme të UÇK-së

17 shkurt 2020 | 12:59

Profesori universitar, Demir Lima, ka uruar qytetarët me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se përpjekjet për liri e pavarësi kulmuan me luftën e lavdishme të UÇK-së.

“Sot, jemi të lirë si rezultat i gjakut dhe sakrificës së djemve më të mirë të kombit.
Le të na shërbej kjo ditë që të kujtojmë me krenari të gjithë 2 200 dëshmorët e UÇK-së, që dhanë jetën me armë në dorë, në mbrojtje të atdheut e me qindra invalid e veteran,si dhe me mijëra qytetarë të vrarë e të masakruar”, ka shkruar Dema.

Postimi i plotë i tij

Të dashur studentë, miq, qytetarë të Republikës,
Urime 12-vjetori i shpalljes së Kosovës shtet i pavarur e sovran.
Brez pas brezi nuk u ndalen përpjekjet tona për liri e pavarësi, dhe në fund kjo përpjekje kulmoi me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare (UÇK).
Sot, jemi të lirë si rezultat i gjakut dhe sakrificës së djemve më të mirë të kombit.
Le të na shërbej kjo ditë që të kujtojmë me krenari të gjithë 2 200 dëshmorët e UÇK-së, që dhanë jetën me armë në dorë, në mbrojtje të atdheut e me qindra invalid e veteran,si dhe me mijëra qytetarë të vrarë e të masakruar.
Sot, kujtimi për ta, na bënë krenar e na jep motiv që të mos ta ndalim asnjëherë, punën dhe përkushtimin për ndërtimin e shtetit tonë, Kosovës.
Urime Kosova ime e shtrenjtë. Jetofsh sa të ketë jetë mbi tokë.
DL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salihe Salihu - PhD kandidat Kosova po feston 12-vjetorin e…