Kosovë, 12 vjet pavarësi e sovranitet, urime!

17 shkurt 2020 | 12:57

Salihe Salihu – PhD kandidat

Kosova po feston 12-vjetorin e pavarësisë duke shënuar rrugëtim me synime të qarta por me procedura të komplikuara. Në përshkrim nga këndvështrimi i brendshëm, Kosova ka aspirim që të ndërton shtetin dhe të pranohet anëtare në Unionin Evropian dhe në instancat tjera ndërkombëtare, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Evropës etj.
Kjo aspiratë e shtetit të Kosovës është ndeshur me hezitime e ngurtësi, pasi që arritshmëria dhe përmbushja e kësaj aspirate ishte e mbushur me X-a dhe Y-na që na shkaktonin hezitim, nëse po menaxhojmë mirë me këtë proces. Nuk mungonte as ngurtësia kur viheshim në rrethana të panjohura.
Pos kësaj, jo rrallëherë qasja drejt këtij udhëtimi ishte ambivalente sepse nuk ishim 100 për qind këmbëngulës për t’i kryer detyrat e shtëpisë dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të parashtruara.
Nga ky hezitim, ngurtësi dhe ambivalencë humbëm në intensitetin veprues për të qenë përballë rrethanave e proceseve kohore. Deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë ky ishte udhëtimi i prolonguar i shtetit të Kosovës në procesin për anëtarësim në Unionin Evropian. Dhe kur Kosova i shpejtoj hapa në këtë udhëtim proceset kohore i ndryshuan rrethanat ndërkombëtare në disfavor të shtetit të Kosovës.
Po të shikohet ky përvjetori i 12-të i shtetit të Kosovës nga këndvështrim ndërkombëtar dalin edhe më qartë vështirësitë e Kosovës për të arrit drejt finalizimit të aspiratave të veta. Këto ishin pengesa të shkaktuara nga faktorë të jashtëm.
Në fakt, që në zanafillën e shtetësisë së Kosovës u paraqitën sfida që dukeshin qartazi me qëllime tendencioze dhe kërcënuese. Këto tendenca dhe kërcënime burojnë drejtpërdrejt nga Serbia por që u përkrah nga Rusia. Në vazhdimësi puqja e interesave të Serbisë me të Rusisë u njësuan dhe vepruan pa-ndalur me ofensivë diplomatike kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Zhurma diplomatike e Serbisë dhe Rusisë që 12-vjet e pengoj shumë dhe e vështirësoj avancimin e shtetit të Kosovës por nuk arritën ta zhbëjnë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Të gjitha sfida i përballuan dhe i sfiduam, mirëpo njëkohësisht jemi koshient se ky sukses u arrit me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, të aleatëve tanë Perëndimor.
Pas 12-vjetëve pavarësi shteti i Kosovës është falënderuese për gjithë aleatët besnikë të saj. Prandaj, në këtë përvjetor urojmë që ta ruajmë këtë relacion sepse Kosova duhet të jetë mirënjohëse miqve të vet ndërkombëtarë.
Duke e ruajtur e forcuar relacionet me miqtë tanë dhe duke ecur drejt aspiratave të veta Kosova do të tregoj qëndrueshmërinë dhe pacenueshmërinë e sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Kosovë, Urime 12 vjet Pavarësi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e LeBron James toi ndeshjen e madhe të yjeve…