LeBron fiton ‘All Star Game 2020’, Leonard zgjidhet MVP

17 shkurt 2020 | 12:50

Skuadra e LeBron James toi ndeshjen e madhe të yjeve të NBA-së, “All Star Game 2020” zhvilluar në Chicago, duke mundur 157-155 skuadrën e Giannis Antetokounmpo.

Një ndeshje e veçantë, të cilën NBA ia dedikoi yllit të saj, Kobe Bryant, i ndarë nga jeta 3 javë më parë pas një aksidenti ajror. Kawhi Leonard, që luante me skuadrën fituese, u shpall MVP i kësaj ndeshje, duke realizuar 30 pikë.

Një ndeshje që ashtu si gjithnjë, ishte një spektakël në fushë, me basketbollistët më të mirë në botë që shkëlqyen në parket. Formati i ri i aplikuar nga organizatorët, ku perioda e katërt dhe e fundit nuk kishte kronometër, ishte mjaft argëtues. Kjo e bëri të hapur ndeshjen, por skuadra e LeBron arriti të shkëlqejë në fundin e takimit, duke e merituar fitoren. /Telesport/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, dy robotë kanë filluar punë në Spitalin e…