Dëmtohen 11 autobusë të kompanisë “Juniku Reisen” në Junik, dëmi 50 mijë euro

18 gusht 2025 | 08:25

Një akt vandalizmi ka ndodhur të dielën pasdite në komunën e Junikut. Persona të panjohur kanë dëmtuar 11 autobusë të kompanisë “Juniku Reisen”.

Rastin në polici e ka paraqitur viktima i cili ka deklaruar se autobusët kishin qenë në parking.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Dje rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një rast në Junik, ku ankuesi ka treguar se në parkingun e kompanisë “Juniku Reisen” i janë dëmtuar 11 autobus”, ka thënë Gashi.
Gashi ka shtuar se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe dëmet vlerësohen të jenë rreth 50 mijë euro.

Me rastin është duke u marrë njësia e hetimeve rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtesat e shumta dhe të larta janë ato që zakonisht…