Dëmtohen gypat e kanalizimeve, reagon KRU ‘Prishtina’

08 korrik 2020 | 19:57

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka reaguar në lidhje me dëmtimet e gypave të kanalizimit nga ndertimet e objekteve kolektive dhe nga lidhjet ne këtë rrjet.

KRU ‘Prishtina’ përmes forografive ka treguar gjendjen e gypave.

Pamjet e mëposhtme tregojnë qartë se si është dëmtuar gypi i kanalizimit në rrugën “Uran Ajeti” në rrugën B, në Prishtinë.

Dëmtimi ka ardhë nga instalimi jo i mirë, pa kritere si dhe nga peshat e rënda nga ndërtimi i objekteve kolektive.

Në fotografinë tjetër, shihen ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit duke e përgatitë kanalin për montimin e gypit të kanalizimit, thuhet në njoftimin e KRU ‘Prishtina’.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht, hyrja në shtetin e Italisë nga Republika e Kosovës…